Mediat amerikane, kanë publikuar për herë të parë një foto të celularit të atentatorit të Donald Trump. Por pranë celularit të 20-vjeçarit Thomas Crooks, shihet edhe një pajisje misterioze.
Advertisements
Pajisja duket sikur është një transmetues dhe kjo ka ngritur pikëpyetje, nëse vrasësi po komunikonte me dikë.
Advertisements
Sipas Daily Mail, kjo pajisje ngre po ashtu pikëpyetje nëse ishte planifikuar kaos i mëtejshëm atë ditë.
Agjentët e policisë kishin pikasur atentatorin një orë përpara ngjarjes, ndërsa bënte lëvizje të dyshimta.
Advertisements
Ndërkohë ai kishte arritur të penetronte në një zonë të sigurisë tre orë përpara se të kryente sulmin.
Të gjitha këto ngrenë pikëpyetje mbi punën e Shërbimit Sekret amerikan.