Një 39-vjeçar me iniciale Z. R. është arrestuar nga autoritetet serbe në Bijelinë nën dyshimin se ka organizuar transportin nga Presheva për në Loznicë Faton Hajrizit, i cili dyshohet se qëlloi për vdekje një efektiv të policisë kufitare dhe plagosi kolegun e tij.
Advertisements
39-vjeçari kishte me vete dokumente të falsifikuara në emër të Marko Markoviç në momentin e arrestimit!
Advertisements
Gjithashtu edhe 39-vjeçari ishte arratisur nga burgu dhe ishte në kërkim nga autoritetet. Ai u arrestua në vitin 2019 gjatë një aksion të policisë serbëve si pjesëtar i një grupi kriminal të cilit iu sekuestrua më shumë se një ton marijuanë.
Ai u dënua në Gjykatën Speciale në Beograd me 8 vite burg, por u arratis pasi gjykata i dha lirinë me kusht.
Advertisements
Gjithashtu është arrestuar edhe bashkëshortja e tij me iniciale I. R..
“Dyshohet se të dy bashkërisht e kanë rregulluar transportin e të dyshuarit Faton Hajrizi, i cili është në arrati dhe po kërkohet me dyshimin se ka vrarë policin Nikolla Krsmanoviç dhe ka plagosur kolegun e tij Vjekoslav I në Loznicë”, shkruan Novosti.rs.
Gjithashtu është arrestuar edhe taksisti i cili ka çuar Faton Hajrizin nga Presheva në Loznicë. Sipas informacioneve, ai ka deklaruar se autorin e dyshuar duhet ta dërgonte te Marko Markoviç, për të cilin tha se ishte pronar i një hoteli në Bjelijina.
Në fakt bëhet fjalë për 39-vjeçarin me iniciale Z.M., të cilit i janë gjetur dokumente të falsifikuara në emër të Marko Markoviçit.
Faton Hajrizi është arratisur 9 herë nga burgu. Ai është arratisur rreth 11 ditë më parë nga burgu në Kosovë ku vuante dënimin me 27 vjet për vrasje.
Vrasja e parë e ka kryer në vitin 2000 kur ai ishte vetëm 15 vjeç.