Ditën e sotme, në një deklaratë për mediat para SPAK, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar me dokumente se si Bashkia e Tiranës, i jepte punët kompanisë së drejtorëve të bashkisë, e quajtur ‘5D’.
Advertisements
Këlliçi deklaron se kompania ‘5D’ , ka shkatërruar dhjetëra pallate në Tiranë më justifikimin e tërmetit të vitit 2019, por në fakt shkatërrimet janë bërë vetëm për të larguar banorët nga zona dhe për të ndërtuar pallate të reja, që shiten me çmime të larta.
Advertisements
Sipas Këlliçit, aktmarrëveshja e lidhur mes Bashkisë Tiranë dhe kompanisë “5D”, dikur e quajtur “Vas Construction”, është bërë në dhjetor të vitit 2021.
“Kjo aktmarrëveshje është firmosur me qëllim prishjen e 13 pallateve me justifikimin e dëmtimi nga tërmeti i 2019. Ndërkohë që Mazniku hante biftek 1000 euro në Dubai, keni parë protestat e qindra familjeve që nxirreshin prej leckash nga shtëpitë e tyre”, deklaroi ai. Albeu
Advertisements