Dh*nimi për vdekje i të moshuarit në azil nga historiani, policia: U arrestuan dy infermieret e azilit, tentuan të fshihnin ngjarjen

by editor

Janë arrestuar nga policia dy infermieret e turnit në azil privat në Tiranë, ku historiani Zyhdi Shehu vrau me bastun shokun e dhomës, Virxhil Vesho.

Advertisements

Infermieret, 26-vjeçarja me iniciale G. S., dhe 31-vjeçarja me iniciale N. M., të dyja banuese në Tiranë, akuzohen se nuk kanë njoftuar organet kompetente për ngjarjen e ndodhur, si dhe kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Advertisements

Nga hetimet u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se dy të arrestuarat në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë konsumuar veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, informon policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 04:00 në dhomën ku ishin akomoduar viktima dhe autori, ndërsa të dy dyshohet se vuanin nga skleroza.

Advertisements

78-vjeçari Zyhdi Shehu, i cili ishte shpallur “Qytetar Nderi” i Kavajës, mësohet se iu është drejtuar shokut të dhomës duke i thënë “Pse më ke zënë krevatin?”. Më pas ai e ka goditur disa herë me bastun 82-vjeçarin në disa pjesë të trupit dhe në kokë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, viktima Virxhil Vesho, ka ndërruar jetë në vendgjarje.

Autori i ngjarjes, i moshuari Zyhdi Shehu, është arrestuar nga policia për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, më datë 08.08.2024, ndodhur në një azil privat për të moshuarit, ku shtetasi Z. Sh., 78 vjeç, ka goditur me bastun shtetasin V. V., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore të thelluara të kryera u arrestuan shtetaset G. S., 26 vjeçe, dhe N. M., 31 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, me profesion infermiere në azilin ku akomodoheshin dy të moshuarit.

Nga hetimi i kryer u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se dy të arrestuarat në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë konsumuar veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.

Këto dy shtetase nuk kanë njoftuar organet kompetente për ngjarjen e ndodhur si dhe kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

You may also like