Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë rrugës për në spital, në Fier. Sipas policisë, dyshohet se shkak është bërë arresti kardiak.
Advertisements
Në spitalin Rajonal të Fierit ka mbërritur pa shenja jete shtetasi K. Y., 55 vjeç, banues në fshatin Lapulec, Mallakastër, i cili dyshohet se e ka humbur jetën gjatë transportit në spital, si pasojë e arrestit kardiak”, njofton policia.
Advertisements
Gjithashtu, në spitalin e Lushnjës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja I. D., 76 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë).
76-vjeçarja është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Advertisements
Grupe hetimore po punojnë për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtyre rasteve.