Ditën e sotme policia njoftoi se u arrestua Andrew Bode i shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Selitë në Tiranë në dhjetor të vitit 2022. Polica ka arrestuar edhe Adriatik Kalemin, babai i të cilit u vra në një atentat në Memaliaj pak javë më parë. Andrea Kalemit, iu gjet në banesë edhe një arsenal armësh, pasi siç duket po përgatitej për ndonjë hakmarrje të mundshme pas vrasjes së të atit.
Advertisements
“Operacioni ka vijuar në Memaliaj, duke kryer kontroll në banesën e shtetasit Adriatik Kalemit. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë. Kalemi 52 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” njoftoi policia.
Advertisements
Në pranga ra edhe Julian Kalemi që strehonte Andrew Bode në shtëpi.