Një 55 vjeçar nga Bilishti është arrestuar nga policia me akuzën e ngacmimit seksual. Burime të siguruara pranë komisariatit të Devollit bëjnë me dije se 2 shtetase greke kanë hyrë në një lokal në pronësi të 55 vjeçarit Maksi Kasarov në qendër të qytetit të Bilishtit për të konsumuar një kafe, ku dhe kanë re pre e ngacmimit seksual.
Advertisements
Raportohet se 55 vjeçari i ka kërkuar 26 vjeçares greke të kryente marrdhënie seksuale brenda ambienteve të lokalit gjë e cila është kundërshtuar nga ajo, e cila bashkëjeton me një shtetas shqiptar nga qyteti i Bilishtit.
Advertisements
Ka qenë shetësja greke ajo që ka denoncuar rastin dhe policia ka ndaluar 55 vjeçarin, i cili për banorët e Bilishtit njihet si person me probleme të shëndetit mendor.
“Komisariati i Policisë Devoll arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 55 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 26-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.
Advertisements