Të tjera detaje kanë dalë për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Korçë, ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili i vendosi flakën me benzinë bashkëshortes së tij, 31-vjeçares Melisa Trëndafili, më të cilën ishin në proces divorci.
Advertisements
Në një intervistë për Euronews Albania, Ana, mamaja e Melisës, ka zbardhur zanafillën e ngjarjes dhe gjendjen në të cilën ndodhet aktualisht në spital vajza e saj.
Advertisements
Për më tepër detaje ndiqni intervistën e plotë të mamasë së Melisës për Euronews Albania në emisionin ‘People’ në orën 17:00
“Unë atë ditë kam shkuar te vëllai në fshat, te familja ime dhe mora me vete edhe fëmijët e Melisës. Melisa merrte lejen në datën 1 dhe do shkonim të çonim fëmijët për pushime 4 ditë.
Advertisements
Në njëfarë ore ai kishte telefonuar Melisën dhe i kishte thënë ku janë fëmijët të shkoj t’i takoj se do i jap peshk. Kjo i kishte thënë që mami i ka marrë fëmijët me vete dhe është në fshat. Nuk kalon pak dhe vjen në fshat te familja ime ky. Nuk pranonte divorc në asnjë mënyrë. Më tha edhe mua nuk e mendoj dot që ajo të ketë lidhje me njeri tjetër.
Nuk flet, në një moment që e zë gjumi fillon dhe më thotë ‘erdhi, erdhi, është këtu…’. Sepse nuk është mirë. Shtetit i kërkoj, kujdes duhet pëa ata fëmijë. Po shikon ndonjë polic te porta ti të më mbrojë mua?”, ka thënë mes të tjerash Ana, e ëma e Melisës.