Hiqet pas një muaji memoriali për 4 policët e vrarë nga Dritan Dajti, burime: Është liruar platforma që e mban

by editor

Efektivët e Policisë së Shtetit, Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari, të cilët janë shpallur dhe “Dëshmorë të atdheut”, u nderuan me një memorial 15 vite pas ekzekutimit të tyre

Advertisements

Efektivët e Policisë së Shtetit, Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari, të cilët janë shpallur dhe “Dëshmorë të atdheut”, u nderuan me një memorial 15 vite pas ekzekutimit të tyre.

Advertisements

Por më pak se një muaj nga nderimi i tyre, memoriali ka rënë.

Burime zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se pllakati ka rënë pasi platforma në mur e cila mban të ngulitur memorialin, është liruar, si pasojë e punimeve të dobëta.Të njëjtat burime mësuan se do të ndërhyhet për ristrukturimin e memorialit për të përforcuar mbajtjen e tij.

Advertisements

Efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, mbetën të vrarë në operacionin e 7 gushtit të vitit 2009, kur ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dritan Dajtin, i cili ishte në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.

You may also like