Moderatorja e njohur Marina Vjollca do të rikthehet në Top Channel ose thënë ndryshe në shtëpi siç ajo vetë më parë e ka cilësuar këtë televizion. Burimet mësojnë se Marina Vjollca ka nënshkruar kontratën për të prezantuar programin “Shqiptarët për Shqiptarët” me Elvis Naçin. Po të njëjta burime konfirmojnë se tashmë moderatorja ka nisur punën për programin i cili siç është lajmëruar nga Top Channel nis së shpejti.
Advertisements
Më herët Marina Vjollca ishte në bisedime për të moderuar programin e ri që do të realizohet në Klan nga treshja e “Promotor”, Pandi Laço, Bledar Laço dhe Adrian Hila, ku çdo javë artistët më të mirë shqiptarë do të interpretojnë ‘live’ në skenë hitet botërore.
Advertisements
Por mesa duket tashmë Marina Vjollca do të ndryshojë sërish ekran dhe do të rikthehet aty ku gjithçka nisi për të shumë vite më parë në Top Channel. Mbetet për t’u parë se kur moderatorja do të ndajë më publikun lajmin e kësaj zhvendosjeje. Kjo lëvizje vjen pas suksesit që Marina Vjollca pati në drejtimin e Kampionatit Europian.