Tre të rinj kanë humbur jetën nga zjarri në një magazinë në Milano të Italisë, që dyshohet se është vendosur qëllimisht.
Advertisements
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në katin përdhes të magazinës me pronarë kinezë ” Li Junjun”, ku u gjetën të vdekur tre të rinjtë e moshës 17, 19 dhe 24 vjeç që dyshohet se punonin dhe flinin ilegalisht brenda ambienteve.
Advertisements
Hetuesit italianë thonë se nga kqyrja e kamerave kanë vënë re silluetën e një njeriu që largohet me shpejtësi nga tarraca e godinës, pak çaste pasi ishte vendosur zjarri.
Gjithashtu, zjarrfikësit kanë gjetur edhe lëndë djegëse të përdorur për vënien e zjarrit.
Advertisements
Ngjarja bëhet edhe më e komplikuar, pasi pronarët e magazinës kishin njoftuar policinë pak orë para zjarrit dhe kishin denoncuar se një person me origjinë afrikane i kishte kërkuar 20 mijë euro duke i kërcënuar me thikën në fyt.