Politologu Alban Daci, i ftuar në një studio televizive, ka folur lidhur me idenë e kryeministrit Rama për krijimin e shteti bektashi në vendin tonë.
Advertisements
Ai tha se nisma e kryeministrit nuk lidhet me perceptimin e publikut, prandaj dhe krahasimi i tij me Vatikanin është i padrejtë.
Advertisements
Sipas tij nuk ka asgjë të përbashkët mes Vatikanit dhe Kryegjyshatës nuk ka asnjë pikë të përbashkët dhe nëse kjo gjë do të realizohej përveç se na cënon thellë mund të na krijojë shumë problematika.
“Sa i përket shtetit bektashi ai duhet të dalë me një ide e qartë. Së pari kushdo që është kundër një ideje të tillë nuk e lidhin qëndrimin e tyre të këtij propozimi me preferencat fetare, s’ka të bëjë me një sulm apo paragjykim kundrejt bektashinjve, por me faktin se Shqipëria akoma mendoj se ka njerëz patriot që shtetin e konsiderojnë të vetëm dhe pandarë.
Rama me një reagim sot vazhdon të përdorë atë stilin që kushdo që e kundërshton atë është i paditur, por shqiptarët sot janë shumë të formuar, ndoshta në disa fusha dhe më shumë se Rama.
Propozimi në vetvete dhe aludimi për ta krahasuar me Vatikanin jo vetëm që nuk qëndron, por s’ka asnjëlloj vendi, shtetet nuk krijohen me vendime dhe nuk ka asnjë precedentë që në një shtet sovran krijohet një tjetër shtet sovran. Nuk plotëson asnjë nga kriteret bazë. Asnjë nga kriteret nuk plotësojnë kushtin për të realizuar nismën e propozuar nga Rama dhe nuk di që një shtet të ketë krijuar një shtet tjetër.”
Më tej ai shtoi se ndoshta do bëhemi rasti i vetëm në botë duke bërë një shtet tjetër brenda vendit tonë, duke cënuar shtetin tonë.
“Nuk ka asnjë pikë të përbashkët mes Vatikanit dhe Kryegjyshatës. Ne nuk kemi një përpjekje të vazhdueshme të bektashinjve për të bërë një shtet, ne po i japim një sovranitet për të cilën ata se kanë bërë asnjëherë një kërkesë zyrtare. Dhe ajo që është problematike sipas mendimit tim, Rama mund ta bëjë një shtet të tillë, për fat të keq Shqipëria është vendi i çudirave dhe asgjë se pengon Ramën.
Çështja e bektashinjve është një realitete që shtrihet në disa vende përveç Shqipërisë, por kam përshtypjen se po i hyjmë një aventure që përveçse na cënon thellë mund të na krijojë shumë problematika që as nuk i imagjinojmë, është diçka që nuk duhet të ndodhë, por nëse Rama do i fitonte këto zgjedhje do e krijonte vërtetë këtë shtet.”