Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia Hekurudhore e Bolonjës në Itali, pasi akuzohet se ka goditur me shqelma dhe grushte një të ri me aftësi të kufizuara (shurdhmemece), më pas i ka rrëmbyer nga dora çantën në përpjekje për t’u arratisur.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në Piazza Medaglie d’Oro, përballë stacionit të trenit, por u raportua vetëm sot në media.Kanë qenë vetë oficerët e Polferit, (policia e hekurudhës), që kanë vënë re se një i ri ishte i shtrirë në tokë dhe se agresori po e rrihte dhe në momentin që i pa, tentoi të arratisej.
Advertisements
Pasi e ndoqën, oficerët e bllokuan në Piazza XX Settembre. Shqiptari, emri i të cilit nuk u publikua, kishte mbi vete çantën, me celularin, portofolin dhe dokumentet brenda.
Viktima, të cilës iu kthyen malli i vjedhur, njoftohet se ka pësuar traumë në fytyrë dhe edemë të hundës.
Advertisements