Deklaratat e Trump, përgjigjet Netanyahu: Izraeli e merr parasysh atë që thotë SHBA, por në fund …

by editor

Presidenti izraelit, Benjamin Netanyahu konfirmoi bisedën telefonike që pati me Donald Trump pas deklaratave të republikanit dje gjatë fjalimit të tij në një fushatë në Pelnsilvani.

Advertisements

Në reagimin zyrtar bëhet me dije se Netanyahu është shprehur se Izraeli i merr parasysh çështjet e ngritura nga administrata amerikane, por në fund merr vendimet bazuar në interesat e tyre kombëtare.

Advertisements

Kjo përgjigje nga Izraeli vjen pas deklaratave të Trump se Netanyahu injoron atë që thotë Biden dhe se falë injorimit të këshillave të presidentit amerikan Izraeli është në këtë pozicion të fortë pasi në të kundërt vendi do të ishte në gjendje të keqe.

“Kryeministri Netanyahu përsëriti atë që tha publikisht: Izraeli merr parasysh çështjet e ngritura nga administrata amerikane, por në fund do të marrë vendimet e tij bazuar në interesat e tij kombëtare ”, thuhet në deklaratë.

Advertisements

Të shtunën mbrëma, ish-presidenti amerikan dhe kandidati për zgjedhjet presidenciale, Donald Trump tha gjatë një mitingu në Pensilvani se nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të kishte dëgjuar Presidentin Biden, situata e Izraelit do të ishte më e keqe.

“Biden “i thotë Netanyahut ‘mos e bëj këtë, mos vepro kështu’. Bibi nuk e dëgjon, dhe si rrjedhojë Izraeli është tani në një pozicion shumë më të fortë se tre muaj më parë. Bibi më telefonoi dhe më tha ‘kjo është e pabesueshme’ dhe gjithçka sepse nuk e dëgjoi Biden. Nëse do ta bënte, nuk do të ishte në këtë pozicion”, tha republikani, duke iu referuar Lindjes së Mesme dhe serisë së vrasjeve të liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut dhe duke konfirmuar bisedën që kishte me presidentin izraelit.

You may also like