Pensionistët janë mbledhur ditën e sotme përpara Kryeministrisë ndërsa po protestojnë për rritjen e pensioneve. Ndërkohë raportohet se dy të moshuar kanë shfaqur probleme shëndetësore. Më tej bëhet me dije se është dashur ndërhyrja e ambulancës për t’i shoqëruar të moshuarit për të marrë ndihmën mjekësore. Të moshuarit dolën sot në protestë për pensionet ndërsa njëri nga protestuesit u shpreh se kërkon rritjen e pensionit në 400 mijë lekë në muaj ndërsa theksoi se nuk duhet të ketë pension nën këtë shifër.
Advertisements
Ai shtoi se ata kanë ndërtuar Shqipërinë dhe se ministrat dhe presidenti paguhen shumë ndërsa janë mbi kurrizin e tyre. I moshari shtoi se nëse nuk u mbushet mendja për rritjen e pensioneve u mbetet vetëm të kapin armët.
Advertisements