Humbja e papritur e nuhatjes, vitet e fundit është e lidhur me COVID-19, për shkak se ajo ishte një ndër simptomat e para të kësaj sëmundje që arriti të izolojë gjithë botën për muaj të tërë në vitin 2020.
Advertisements
Studiuesit nga Shkolla e Shkencave Biologjike Charlie Dunlop, në bashkëpunim me Qendrën e Kërkimeve Humane të Oksfordit, gjetën një lidhje të fortë midis humbjes së nuhatjes dhe inflamacionit në 139 kushte.
Advertisements
Sipas studimit të tyre të botuar në revistën shkencore Frontiers in Molecular Neuroscience , humbja e nuhatjes, e cila shpesh i paraprin kushteve të tilla si sëmundja e Alzheimerit dhe sëmundja e Parkinsonit, mund të shërbejë si një tregues i hershëm i fillimit të sëmundjes, duke lejuar më shumë qasje terapeutike parandaluese. .
“Të dhënat e reja janë veçanërisht interesante, sepse ne kishim zbuluar tashmë se trajnimi i nuhatjes mund të përmirësojë kujtesën e të moshuarve me 226%,” shprehet ekipi hulumtues. “Tani e dimë se erërat e këndshme mund të zvogëlojnë inflamacionin, gjë që potencialisht tregon për një mekanizëm me anë të të cilit aromat e tilla mund të përmirësojnë shëndetin e trurit”, shton ai.
Advertisements
“Ishte e vështirë të identifikoheshin studime për kaq shumë kushte”, raportojnë autorët e studimit, duke nënvizuar kompleksitetin e lidhjes së humbjes së nuhatjes me një gamë kaq të gjerë sëmundjesh
Si lidhet era me kujtesën
Meqenëse kujtimet dhe emocionet tona ruhen në të njëjtin rajon të trurit, përkatësisht në sistemin limbik, ka të ngjarë që gjithmonë t’i atribuoni një kujtim ose një emocion të caktuar asaj që nuhatni, gjë që në fund mund të ndikojë në disponimin tuaj.
Pra, ndërsa nuhasim diçka që tashmë është në kujtesën tonë, kujtesa rishfaqet, duke na “transportuar” përsëri në atë moment.
Erërat dhe aromat ndikojnë drejtpërdrejt në ekuilibrin tonë psiko-emocional. Ndryshe nga shqisat e tjera si shikimi ose prekja, informacioni i nuhatjes zhvillohet në pavetëdije.
Ky mesazh depërton në sistemin tonë limbik, i njohur gjithashtu si “truri emocional”, një rajon “kyç” për mirëqenien dhe sjelljen mendore. Ndjesia e nuhatjes është i vetmi perceptim shqisor që nuk filtrohet nga vetëdija jonë.
Prandaj truri ynë e analizon këtë informacion edhe pa e kuptuar atë. Era shkakton kështu reaksione fiziologjike që shkaktojnë një reagim të sjelljes dhe veprim të përshtatshëm në trupin tonë, si relaksim, stimulim, qetësues.