Arrestohet një nga oficerët kryesorë të policisë, iu gjetën 20 mln euro të fshehura në muret e banesës, në pranga dhe…

by editor

Në Spanjë është arrestuar një nga oficerët kryesorë të policisë, pasi i janë gjetur 20 milionë euro të fshehura në muret e shtëpisë së tij, si pjesë e një hetimi për zbulimin më të madh të kokainës në vend. Oscar Sanchez Gil ishte deri vonë kreu i divizionit kundër mashtrimit dhe pastrimit të parave të forcave policore kombëtare të Spanjës në Madrid.

Advertisements

Oficerët e arrestuan atë javën e kaluar së bashku me 15 persona të tjerë, duke përfshirë partneren e tij, e cila është gjithashtu një oficere policie në rajonin e Madridit, raporton The Guardian. Gjatë bastisjes, policia gjeti 20 milionë euro, para cash, të fshehura në muret dhe tavanet e shtëpisë së çiftit në Alcala de Henares, një qytet me rreth 195,000 banorë që ndodhet 18 milje në lindje të kryeqytetit spanjoll. Oficerët gjetën gjithashtu 1 milion euro në zyrën e tij, të fshehura në dy dollapë të mbyllur, kartëmonedha me prerje 50-500 euro.

Advertisements

Çifti janë akuzuar për trafik droge, pastrim parash, korrupsion dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale pasi javën e kaluar u paraqitën para një gjykate të Madridit, e cila i la në paraburgim, tha një burim gjyqësor. Mediat spanjolle thanë se arrestimet ishin të lidhura me kapjen muajin e kaluar të 13 tonëve kokainë që mbërriti në portin jugor të Algeciras nga qyteti më i madh i Ekuadorit, Guayaquil, një qendër e trafikut të drogës, e fshehur mes arkave me banane.

You may also like