Bledar Duro, një mësues në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura” në qytetin e Korçës është arrestuar nga policia në qytetin juglindor dhe pezulluar nga detyra, pasi akuzohet nga dy nxënëse 14 vjeçare të kësaj shkolle se i ka ngacmuar seksualisht. Vajzat e akuzojnë mësuesin e tyre se ka përdorur aplikacionin “Whatsapp” për t’i ngacmuar.
Advertisements
Burime nga drejtoria rajonale e arsimit parauniversitar në Korçë bëjnë me dije se Duro, mësues i arteve pamore pranë kësaj drejtorie është pezulluar nga detyra. Bisedat e mësuesit me nxënëset kanë nisur para një muaji. Mesazhi që ka komprementuar mësuesin është ai që i ka dërguar 14-vjeçares me tekstin: “Si ndihesh, a je eksituar”. Ky mesazh duket se është prova më e fortë që prokuroria ka në dorë.
Advertisements
Mësuesi i arteve pamore sipas oficerëve të policisë gjyqësore i kishte fshirë të gjitha mesazhet e komunikimit ndërkohë që vajza që ka denoncuar rastin i kishte ruajtur. Me këto mesazhe ajo së bashku me njërin nga prindërit ka takuar psikologen e shkollës, e cila ia ka bërë gjithçka të ditur titullares se shkollës e me pas është lajmëruar policia, e cila ka kryer dhe arrestimin e tij. Grupi hetimor ka sekuestruar telefonin e 41 vjecarit për të rikthyer edhe njëherë tjetër bisedat që mësuesi Bledar Duro ka kryer me dy nxënëset e ngacmuara prej tij.