Dëshmia e rrallë, kush ishte intelektuali që tentoi të elim*nonte Enver Hoxhën, si u ideua atentati që do t’i bëhej…

by editor

Ai ishte një mësues 25-vjeçar, që punonte në fshatrat e thella të Kukësit, por me ideale aq të mëdha, sa kërkonte të përmbyste një sistem diktatorial. Dhe e vetmja mënyrë për ta arritur këtë qëllim, ishte vrasja e Enver Hoxhës, ndaj të cilit u ideua dhe u tentua për një atentat konkret, në Kodër-Kamzë.

Advertisements

Një utopi e guximshme në fund të viteve ’60-të, e një grupi me tetë intelektualë, ku bënte pjesë edhe personazhi kryesor i këtij shkrimi, Xhavit Gjana, për të cilën ai tregon në intervistë për “Memorie.al”. Në fakt, çfarë do të lexoni më poshtë, nuk është thjesht një intervistë, por një dëshmi terrori psikik, fizik dhe seksual, në qelitë e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia.

Advertisements

Dëshmia

Avdi Gjana, me origjinë nga fshati Bicaj i Kukësit, i cili ka provuar burgun dhe psikiatrinë, gjatë diktaturës, për shkak se refuzoi të votonte. Një akt që alarmoi strukturat e Partisë së Punës së Kukësit dhe “deri lart”, për shkak se u thye rezultati-klishe; “100 përqind”. Për 18 vite me radhë, ka drejtuar shoqatën e ish-të Burgosurve Politikë të Kukësit, në zyrat e së cilës e takuam. Autodidakt i hershëm i italishtes, frëngjishtes dhe rusishtes, shpesh zgjedh fraza të këtyre gjuhëve, gjatë bashkëbisedimit.

Advertisements

“Kam bërë 9 vjet burg, për ‘agjitacion dhe propagandë’ dhe, më pas, kam kaluar 3 vjet në psikiatri, me argumentin e vetëm, pse nuk shkova të votoj në zgjedhjet e 12 nëntorit 1978, edhe pse inskenimet kanë qenë nga më të poshtrat. Në demokraci u bëra babai i një djali, por nuk kam çfarë t’i trashëgoj. Pensionin e marr përgjysmë, dikush tjetër kërkon të më marrë shtëpinë, kështu po më shpërblehet sakrifica ime kundër diktaturës”, thotë Gjana, i cili në rininë e hershme gjatë komunizmit, pat punuar për një periudhë të shkurtër si mësues matematike. Kohë kur edhe e arrestuan për herë të parë, në vitin 1969…!

-Zoti Gjana, pse ju arrestuan?

Për “agjitacion dhe propagandë”. Ishim 9 veta farefis dhe fshatarë të zonës sime, që u arrestuam në vitin 1969. Qëndruam një vit në qelitë e hetuesisë në Tiranë, pastaj na sollën në Kukës. Ishte 3 mars 1970. Në datën 3 mars, nisi gjyqi, më datë 8 përfundoi. Gjykimi ishte në grup. Si përfundim, të tjerët u dënuan me nga 8 vite burg, ndërsa unë me 9 vite.

-Çfarë agjitacioni kishit bërë?

Tymnaja ishte sikur një nga kushërinjtë e mi të largët, së bashku me një djalë xhaxhai të tij, paskëshin menduar të vrisnin Enver Hoxhën kur ishin ushtarë. Asgjë e vërtetë, megjithatë unë bëra 9 vite në burgun e Burrelit. U lirova më 10 maj në vitin 1978. Megjithatë, vetëm 3 muaj shijova lirinë. Burgimi im i dytë ka qenë në shkurt 1979.

-Për çfarë arsyeje ju burgosën sërish?

Më 12 nëntor 1978, ndodhën zgjedhjet dhe unë nuk shkova në votime.

-Pse nuk shkuat?

Kryetari zgjidhet mes të barabartëve. Unë nuk isha i barabartë me të. Ashtu si babai im, nuk ka qenë i barabartë, që si unë u kalb në burg, me 10 vite. Edhe ai “për agjitacion e propagandë”…

-A nuk ju erdhën në shtëpi, për t’ju thënë që të shkonit në votime?

Patjetër që erdhën, por unë vazhdimisht thosha; “Po, por ja, do vij. Pas pak…! Veç pak më vonë…”! Kështu vazhdova derisa u mbyll votimi, në orën 19:00.

-Nuk tentuan që t’ju merrnin me dhunë dhe t’ju çonin në votime?

Jo. Më sollën njerëz të afërm, shokë shkolle etj., deri në 18:30, për të më bindur. Erdhën duke më lutur, që të votoja. Takimi i fundit i asaj dite, ka qenë në orën 18:55, nga sekretari i Komitetit Ekzekutiv të Kukësit, me një veturë të kuqe. Edhe ai erdhi të më takojë, por doli huq. Nuk arritën dot rezultatin njëqind për qind në votime.

-Pra, zgjedhjet ishin në nëntor 1978, por arrestimi juaj ndodhi në shkurt 1979. Nëse shkaku ishte mospjesëmarrja në votime, pse nuk ju arrestuan ditën e votimit, por pritën 3 muaj?

Çështja ime bëri bujë dhe normalisht ishte diskutuar gjatë, para se të veprohej; se si të më cilësonin zyrtarisht, si të papërgjegjshëm, si të justifikonin mungesën time në votime. Nga Kukësi, më dërguan në Tiranë, ku Aranit Çela, do të gjykonte, nëse unë kisha apo jo të drejtë, për mos votimin. Juridikisht unë kisha të drejtë, ndaj nuk kishin çfarë të bënin. Pas 2 javësh, më kthyen sërish në Kukës, ku gjetën tjetër mënyrë, për të më dënuar. Me vendim gjykate, më izoluan në institucion shtetëror.

-Për çfarë institucioni bëhet fjalë?

Më çuan “me ngritje” në Elbasan (qesh). Kam bërë 19 muaj izolim, në psikiatri, sepse më shpallën të paaftë mendërisht, me skizofreni kronike. Megjithatë, asnjëherë nuk më mjekuan, asnjëherë nuk më dhanë ndonjë ilaç, por vetëm sa më izoluan. Që aty dola më 2 tetor. Nuk kaloi shumë, pas 2 muajsh, më arrestuan prapë. Ka ndodhur 2 javë para se të vriste Mehmet Shehu. Më çuan sërish në Elbasan, ku u izolova për 14 muaj të tjerë. Në total, kam qëndruar gati 3 vjet në psikiatri.

-Mes burgut dhe spitalit psikiatrik, ku ndiheshe më mirë?

Në burg, sepse kishe njerëz të përgjegjshëm.

-Kur dolët nga psikiatria?

U lirova në mars 1983 dhe u ktheva në fshat.

-Nga viti 1983 e deri në 1991, me çfarë jeni marrë?

Jam marrë me shkrime, me sistemime të studimeve, etj. Vazhdoja që të mos kisha aftësinë për të vepruar, me vendim gjykate.

-Kur erdhi sërish koha e votimeve, a shkuat? Në mos gaboj është votuar në prillin e vitit 1986, atëherë ju keni qenë i lirë…?

Pavarësisht se u lirova, mua më kishin hequr të drejtën e votës. Jua thashë, se mua më kishin hequr zotësinë për të vepruar. E kam rikthyer të drejtën time, pasi ka ardhur demokracia, sërish me vërtetimin e mjekut dhe me vendim gjykate.

-Po kur u shpall pluralizmi, a votuat në zgjedhjet e para demokratike?

Jo, nuk votova.

-Për çfarë arsyeje?

Sepse kandidati që sollën në Kukës, ishte njeri që i përkiste sistemit të parë, kishte shërbyer me devotshmëri në komunizëm.

-Atëherë, kur keni votuar për herë të parë?

Nuk ka herë të parë. Nuk kam votuar asnjëherë.

You may also like