E rëndë në Fier/ Ra nga kati i shtatë i pallatit, gruaja ndërron jetë në spital

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Apollonia në Fier, ku një grua ka rënë nga kati i shtatë i një pallati shumëkatësh.

Advertisements

Sipas njoftimeve, ajo ka pësuar lëndime të shumta dhe është transportuar me shenja jete në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Advertisements

Ndihma e shpejtë ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa ambulanca e ka transportuar gruan me urgjencë në Spitalin Rajonal të qytetit.

You may also like