Përgjatë pasdites së sotme, qyteti i Peshkopisë ka përjetuar reshje të dendura shiu dhe dëbore, duke shkaktuar një pamje të vërtetë dimërore.
Advertisements
Reshjet filluan pas orës 15:30, kur filluan dëborat të bien me intensitet të lartë. Situata është përkeqësuar më tej, veçanërisht në zonat malore përreth qytetit.
Advertisements
Në zonën e Kalasës së Dodës, trashësia e dëborës ka arritur deri në 30 centimetra, duke krijuar kushte të vështira lëvizjeje dhe duke vështirësuar qarkullimin, sidomos për mjetet që qarkullojnë në rrugët malore.
Sipas informacionit të marë nga autoritetet lokale, reshjet do të vijojnë gjatë natës, duke rritur mundësinë e bllokimit të rrugëve, sidomos në lartësitë më të mëdha, ku bora mund të arrijë edhe më shumë se 30 cm.
Shërbimet e emergjencës dhe autoritetet lokale janë në gatishmëri për të siguruar qarkullimin dhe për të ofruar ndihmë në rast të bllokimit të rrugëve. Po ashtu, janë paralajmëruar qytetarët që të jenë të kujdesshëm në lëvizje dhe të shmangin udhëtimet nëpër zona të izoluara për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
Kjo është një situatë që ka prekur të gjithë qytetin dhe ka shkaktuar shqetësim te banorët, të cilët janë të detyruar të përballen me reshje të forta dhe mundësi të kufizuara për qarkullimin.