Aksident i 3-fishtë në Parkun “Rinia”

by editor

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në parkun “Rinia” në Korçë, raporton për Balkanweb gazetarja Lorena Kodra.

Advertisements

Sipas informacioneve të para nga policia mësohet se 3 mjete janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar dëme materiale.

Advertisements

Duhet thënë se zona e parkut është një nga zonat më të frekuentuara në çdo orë të ditës dhe në momentin e aksidentit kanë qënë të pranishëm shumë persona, por fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë i lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit ndërkohë mjetet kanë devijuar në një rrugë dytësore pasi aktualisht rruga e parkut është bllokuar nga aksidenti.

You may also like