Aksident i frikshëm në Rrugën e Arbrit/ Makinat përplasen “kokë më kokë”

by editor

Pak minuta më parë, një aksident ka ndodhur në Rrugën e Arbrit. Raportohet se dy persona janë plagosur, ku njeri është në gjendje të rëndë.

Advertisements

Në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur ‘Shkallët e Xibrrit’ pjesë e Rrugës së Arbrit.

Advertisements

Fillimisht dy të pasosurit janë dërguar në qendrën shëndetësore të Klosit ku kanë marrë ndihmën e parë, me pas janë dërguar në spitalin e Burrelit.

Njeri pritet të shkojë drejtë Tiranës. Nuk është hera e parë që në këtë aks rrugor ka pasur aksidente.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

You may also like