Aksident i rëndë në Fier, raportohet për të plagosur

by editor

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të enjte (28 mars) në fshatin Marinz në Fier, ku për pasojë është lënduar një 60-vjeçar.

ipas policisë, një 24-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe më pas ka goditur një automjet tjetër dhe për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i tij.

I lënduari është dërguar në spital dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

You may also like