EMRAT/ Dënohen dy shqiptarët që u kapën në shtëpi bari në Angli, njëri djali i një ish-polici

by editor

Advertisements

Dy shqiptarë janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe, pasi u kapën duke punuar në një shtëpi bari.

Ngjarja ka ndodhur në Brighouse, teksa Klajdi Toli 27 vjeç dhe Fabian Xhika 26 vjeç janë dënuar me burg dhe pritet të depërtohen drejt Shqipërisë, për të vuajtur dënimin.

Sipas mediave të huaja, ata u gjetën në një shtëpi ku ishin mbjellë 1339 bimë kanabisi, pas një operacioni policor.

Advertisements

Ndër të tjera, raportohet se Toli është djali i një ish-polici në vendin tonë, i cili ka dalë në pension.

Avokati i dy shqiptarëve ka deklaruar në gjykatë se ata ishin mashtruar nga personat që i kishin futur ilegalisht në Britani. Ai tha se dy të rinjtë u dërguan në një adresë dhe nuk u lejuan më të dilnin nga aty, duke u detyruar që të kujdeseshin për bimët e kanabisit.

Advertisements

Sipas avokatit, ata nuk e dinin se po shkonin në një shtëpi bari dhe nuk kishin dalë nga shtëpi prej disa javësh, deri sa policia i arrestoi.

You may also like