Aksident me vdekje/ Makina përplaset me bordurën e rrugës, humb jetën shoferi

by editor

Aksident me vdekje në aksin Laç-Fushë Mamurras.

Advertisements

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00.

Advertisements

“Rreth orës 02:00, në aksin rrugor Laç-Fushë Mamurras, automjeti me drejtues shtetasin K. M., dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, shtetasi K.M., 43 vjeç, bunues në Bushnesh, Krujë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, sqaron policia.

You may also like