Aksidentohet me vdekje këmbësori në aksin Kavajë-Durrës.
Advertisements
Një automjet me drejtues T. S., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.
Advertisements
Drejtuesi i automjetit shtetasi T.S, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.