Aksident në Laç-Mamurras, ‘BMW’-ja përplas për vdekje këmbësorin

by editor

Një aksident është regjistruar gjatë natës në autostradën Laç-Mamurras në afërsi të një karburanti. Mësohet se një mjet tip BMW ka përplasur një këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Advertisements

Sapo u njoftua për rastin, policia shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet.

Advertisements

Ndërkohë, nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa shoferi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të dhënë shpjegime.

(BalkanWeb)

You may also like