Drejtësi kërkon familja e Adrian Fejzullahu që ra gjatë punës nga pallati në ndërtim nga kompaniia “Andi Konstruksion”, në zonën e ish-kinostudios në rrugën “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë.
Advertisements
I vëllai Leonard Fejzullai tha se kanë bërë denoncim në komisariat dhe se deri më tani janë arrestuar dy persona.
Advertisements
“Më mori në telefon shoferi i ambulancës nga telefoni i vëllait, pasi i kisha rënë më herët në celularë. Gjithë jetën ka punuar në ndërtim por prej një jave punonte në Kinostudio. Pasi më thirri shoferi i ambulancës e më tha është në gjendje të rëndë. Pastaj më tha se është e te morgu se ka vdekur. Kur shkova unë e gjeta të vdekur, ishte bërë sallatë, hemorragji e brendshme.
Këto thonë i siguruar, po ku ta dimë ne, ata ashtu thonë. Ne kërkojmë drejtësi nga shteti. Shkuam dhe bëmë denoncimin te komisariati nr.4, pronarin e teknikun i ka arrestuar policia. I ati i pronarit na erdhi te shtëpia na tha që i marrim ne përsipër shpenzimet, do paguajmë varrimin. Jo, unë nuk kam nevojë për shpenzimet. Duam drejtësi si ka lënë gruan dhe nënë 80 vjeç. Nuk ia di emrin se nuk u prezantua, tha jam babai i pronarit të firmës. Tha do u mbuloj shpenzimet, i thashë nuk kam nevojë. Te morgu nuk kam gjetur asnjë person nga firma ndërtuese”.