“Normalisht aty njëri nga ne do të fitonte”, Julian Deda reagon pas daljes nga shtëpia: Ndonjëherë më ka rrëshqitur këmba, e vështirë… (Video)

by editor

Finalisti, i cili u përball kokë më kokë me Eglën, falënderoi të gjithë mbështetësit, për suportin gjatë rrugëtimit të tij.

Advertisements

Deda bëri një sqarim në lidhje me lojën e tij brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Advertisements

“Përshëndetje zemrat e mia! Përshëndetje të gjithëve! Pas një dite pushim, mendova të dal në një video këtu dhe t’ju shpreh dy fjalë mirënjohjeje, falënderimi, konsiderate. Quajeni si të doni. Kalova katër muaj e gjysëm të vështirë në Big Brother, të vështirë i thënçin, se unë e kam shijuar pa fund, jam kënaqur pafund, me të mirat dhe këqijat e tij.

Normalisht aty njëri nga ne do të fitonte. Unë të them të drejtën jam munduar të tregohem me sa më shumë ngjyra dhe emocion, nganjëherë me sa më shumë kalkulime dhe lojë. Por jam munduar të jem i matur edhe pse nganjëherë na ka rrëshqitur edhe këmba.

Ajo që ma ka bërë më të lehtë këtë rrugëtim është mbështetja juaj, e secilit prej jush. Është një mbështetje organike, e dashur. Pa shumë lutje, që aman më mbështesni, ka qenë dashamirëse nga ju. Për këtë doja të ju falënderoja pafund”, tha Juli në postimin e tij në Instagram.

You may also like