Zbulim i madh arkeologjik në Turqi, nxirren nga nëntoka statujat e Zeusit dhe Afërditës

by editor

Gërmimet arkeologjike në Turqi kanë nxjerrë në dritë dy statuja nga Periudha Perandorake Romake në qytetin e lashtë të Aspendos, Antalia.

Statujat 2000-vjeçare i përkasin Jupiterit (Zeusit) dhe Venusit (Afërditës) dhe janë zbuluar në kompleksin e disa dyqaneve dykatëshe Stoa, njoftoi ministri turk i Kulturës.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy tha se “ne po punojmë për të lënë një trashëgimi në të ardhmen” dhe njoftoi se një zbulim i ri është bërë si rezultat i gërmimeve të kryera në Antalia.

“Gjatë gërmimeve të kryera si pjesë e projektit tonë Trashëgimia për të Ardhmen në qytetin e lashtë të Aspendos, u zbuluan dy statuja madhështore nga Periudha Perandorake Romake”, vuri në dukje ministri turk.

Statujat magjepse janë të Zeusit dhe Afërditës, që datojnë 2000 vjet më parë.

“Shpresoj që projektet dhe ndërtimet që do të ngremë do të jenë të dobishme për jetën kulturore dhe turistike të vendit tonë”, shtoi ministri.

Advertisements

You may also like