Ministri i Brendshëm, Taulant Balla kishte një apel për të gjithë të rinjtë, të cilët tentojnë të shkojnë në Angli, por aty bien pre e krimit, duke punuar në shtëpi bari.
Advertisements
Gjatë fjalës së tij në aktivitetin për strategjinë ndërsektoriale të dhunës dhe krimit në familje, Balla tha se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare, kryesisht me qeverinë britanike po krijojnë sipërmarrje të suksesshme në zonat ku emigracioni është i lartë.
Advertisements
“Këto projekte- u shpreh ministri- ne do ti mbështesim dhe do ti fuqizojmë për të çuar përpara këtë strategji të rëndësishme”
“Na duhet që ne të tregojmë shoqërisë tonë rastet konkrete sesi viktima jo vetëm janë marrë në mbrojtje, por janë fuqizuar. Ne po ndërtojmë në Shqipëri, raste konkrete me qeverinë britanike pas marrëveshjes së vitit të kaluar mes Ramës dhe kryeministrit Sunak ne po ndërtojmë një regjistër të personave që kanë qenë të trafikut dhe emigracionit të paligjshëm dhe që me mbështetjen e qeverisë britanike po krijojmë sipërmarrje të suksesshme në Kukës, Dibër. I bie më mirë të rritesh dele në Kukës dhe Dibër sesa të punosh me shtëpi barit në Britaninë e Madhe. Këto projekte ne do ti mbështesim dhe do ti fuqizojmë për të çuar përpara këtë strategji të rëndësishme”, tha ndër të tjera ministri Balla.