Arrestohet autori i vrasjes në Vlorë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes. Fjalët e fundit të 55-vjeçarit

by editor

TIRANE- 55-vjeçari, Armando Memshani, një emër i njohur në fushën e ndërtimit, u vra pas një sherri në një kancelari në Vlorë. Ai u u qëllua me grushte ngaRei Meta i cili është vënë në pranga. Armando Memshani mësohet se ka goditur kokën në pllakë pas konfliktit. Për fat të keq përplasja ka qenë fatale. Identifikimi i autorit ka qenë i lehtë për policinë, pasi e gjithë zona ka qenë e monitoruar nga kamerat e sigurisë. Trupi i të ndjerit është transportuar për në morgun e spitalit të Vlorës.

Advertisements

Dinamika e sherrit

Advertisements

Armando Memshani 55-vjeç ka qënë në një pikë interneti per te printuar dokumente, dhe sipas burimeve ka nisur të konfliktohet me një person tjetër që ka qënë dhe ai po në ambientet e internetit. Debati më tej ka degjeneruar me grushta, ku shkaku ka qënë një banesë.

Dhe sipas burimeve brenda pikës së internetit, 55-vjeçari ka debatuar me personin që ishte brenda duke e ofenduar dhe i ka thënë që: “S’ke për ta marrë apartamantin me fjalë banale”.

Advertisements

Ndërkohë që ai e ka qëlluar dy herë me grushte në fytyrë dhe nga goditja ka rënë pa ndjenja duke humbur dhe jetën. 55-vjeçari me profesion inxhinier, vdiq nga goditjet me grushte të agresorit, teksa si pasojë e dhunës së rëndë nuk mundi të mbijetojë. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një qendre interneti në lagjen “Hajro Çakërri” rreth orës 11:45. Lidhur me ngjarjen e rëndë, blutë e Vlorës shoqëruan disa persona për të kuptuar mbi rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes, kryesisht njerëz të pranishëm në cilësinë e dëshmitarëve.

Policia informon se ‘në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:45, në një qendër interneti, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet 2 shtetasve, për shkak të dhunës fizike të ushtruar ndaj tij (goditjeve me grushte), humbi jetën shtetasi A. M., ju informojmë se:

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit R. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

You may also like