Asist i Zhoao Marios, Rashica realizon gol spektakolar te Beshiktashi (Video)

by editor

Beshiktashi është duke udhëhequr me shifrat minimale 1-0 kundër Ejupsporit në duelin e vlefshëm për elitën e futbollit turk.

Advertisements

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 20 dhe goli mban autorësinë e Milot Rashicës. Futbollisti shqiptar i Kosovës, lëshoi një të djathtë nga distanca, duke shënuar kështu një gol spektakolar, pas asistit të Zhoao Marios.

Topi i goditur prej Rashicës, përfundoi në cepin e djathtë të portës, atje ku ishte i pakapshëm për portierin kundërshtar.

Advertisements

Ylli shqiptar i Kosovës, po gëzon një formë mjaft të mirë me Beshiktashin në këtë sezon të ri futbollistik, teksa është përshtatur mjaft mirë me skemat dhe strategjinë e lojës të Van Bronkhorsti, ndërkohë Ernest Muci nuk është i disponueshëm për këtë takim.

You may also like