“Burrec i vogël”/ Bardhi i përgjigjet Bashës: Batutë 2 lekëshe pa vlerë

by editor

Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar për deklaratën e Lulzim Bashës se ai dhe Flamur Noka janë “burrecë të vegjël”.

Advertisements

Bardhi e ka cilësuar këtë etiketim si një batutë 2 lekëshe pa vlerë.

Advertisements

Ai tha në emisionin e Blendi Fevziut se nuk ka betejë personale me Bashën, ndërsa theksoi se është distancuar prej tij në momentin që po tentonte të rikthehej në PD.

“Së pari po na pyet për veprime të Lulzim Bashës. E kemi mbështetur në veprime të drejta, jemi distancuar në momentin kur ka ndodhur estrada që ju përshkruani. Kur kam konstatuar që Basha po tentonte të rikthehej në PD, jam distancuar prej tij dhe qëndrimi im është publik. Në momentin që flasim Lulzim Basha nuk është opozita. Ka disa që dyshojnë realisht rolin opozitar të Lulzim Bashës.

Advertisements

Nuk kam ndonjë betejë personale me Bashën për t’u marrë me batuta 2 lekëshe që nuk kanë asnjë vlerë”, u shpreh deputeti.

You may also like