Djali i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, Marko Millosheviç, është shfaqur në publik pas më shumë se 20 vitesh.
Advertisements
Mediat serbe raportojnë se ai i mori pjesë në zbulimin e monumentit të babait të tij në Moskë, në shoqërinë e themeluesit dhe udhëheqësit të klubit të motoçikletave “Ujqërit e natës” Aleksander Zaldostanov. Zaldostanov është një mik i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.
Advertisements
Me ftesë të tij, Millosheviç, për të cilin ekziston një urdhër arrest nga Interpoli, mbajti një fjalim të shkurtër, incizimi i të cilit u bë publik.
“Siç shkruhet në këtë tabelë, për fat të keq ne ishim një provë e asaj që ndodhi në Rusi dhe çfarë po ndodh tani në Ukrainë. Kriza jugosllave, luftërat jugosllave janë të njëjta, vetëm se ky është tani një variant i përshpejtuar në Ukrainë. Fatkeqësisht, ne e humbëm betejën, por shpresoj se nuk e humbëm luftën. Në gabimet tona dhe në fatin tonë, rusët morën një mësim dhe ne do të fitojmë”, tha Millosheviç.
Advertisements
Dikush pranë tij shtoi: “Serbinë e mbron lavdia dhe Zoti”, dhe Zaldastanov tregoi tre gishtat.
Marko Millosheviç dyshohet në Serbi për pjesëmarrje në krimin e organizuar. Pas përmbysjes së regjimit të të atit më 5 tetor 2000, u hap një mundësi për të hetuar biznesin e të riut Millosheviq.
Megjithatë, ai u largua nga Jugosllavia vetëm dy ditë më vonë. Ai u përpoq të shkonte në Pekin me një pasaportë false, por u deportua në Rusi më 9 tetor.
Nëse Marko Millosheviç do të vinte në Serbi, ai duhet të arrestohej për shkak të urdhër-arrestit.