Çfarë tha Putin për Serbinë, në intervistën me Tucker Carlson që ka krijuar shumë zhurmë

by editor

Presidenti rus Vladimir Putin dha një intervistë të gjatë për gazetarin amerikan Tucker Carlson, çka ka krijuar një zhurmë të madhe në rrjetet sociale.

Advertisements

Të shumtë janë ata që e kanë akuzuar Carlson si një gazetar të dobët që nuk e konfrontoi Putinin, duke e lejuar që në një intervistë 2 orëshe, të flasë 25 minuta pa ndërprerje për historinë e Rusisë nga vitet 800 deri në kohën e Bashkimit Sovjetik.

Putin tha se territoret që ushtria ruse ka pushtuar në Ukrainë, i takojnë, sipas tij, historikisht Rusisë.

Advertisements

Kritikët e Carlson shprehen se gazetari amerikan i dha mundësinë Putinit të përhapë propagandën e tij në Perëndim, në një intervistë që pa mbushur 12 orë është parë mbi 100 milionë herë.

Putin preku disa momente, ku foli edhe për Serbinë. Presidenti rus tha se Serbia është një komb që ka vuajtur shumë, e megjithatë SHBA zgjodhi ta bombardojë Beogradin.

“I mbani mend zhvillimet në Jugosllavi, përpara se Boris Jelsin ta lanin me vlerësime? Sapo filluan zhvillimet në Jugosllavi, ai ngriti zërin në mbështetje të serbëve. Dhe ne nuk mund të mos e ngrinim zërin në mbështetje të serbëve. E kuptoj që kishte procese komplekse, por nuk ka sesi Rusia të mos e ngre zërin në mbështetje të serbëve, sepse serbët të veçantë, janë afër nesh, me kulturën ortodokse e të tjera…Është një komb që ka vuajtur kaq shumë për gjenerata.

Ajo që ka rëndësi është se Jelsin shprehu mbështetjen e tij. Çfarë bëri SHBA? Në shkelje të ligjit ndërkombëtar, dhe kapitujve të OKB, nisi të bombardojë Beogradin. Ishte SHBA që e la xhindin jashtë shishes. Tani thonë që ligji ndërkombëtar ka rëndësi, po atëherë a nuk kishte. U bëra president në 2000, dhe thashë “ok”, çështja jugosllave mbaroi, tashmë duhet të vendosim lidhjet”, deklaroi Putin.

You may also like