Erërat me shpejtësi 180 kilometra në orë goditën brigjet e Francës gjatë natës teksa stuhia Ciaran goditi disa vende të Europës Perëndimore, duke shkulur pemët nga rrënjët, duke dëmtuar ndërtesa e duke lënë 1.2 milionë familje franceze pa energji elektrike.
Advertisements
Një vdekje e lidhur me motin është konfirmuar tashmë në Francë. Një shofer kamioni humbi jetën kur mjeti që drejtonte u godit nga një pemë në Aisne, në veri të vendit pohoi ministri i Transportit Clement Beaune.
Advertisements
Pothuajse të gjitha zonat bregdetare të Francës kontinentale ishin mëngjesin e sotëm nën paralajmërim për mot të keq, nga Kaleja deri në afërsi të La Manshit, ku gati 40 vetë u evakuan nga shtëpitë e tyre.
Shira të rrëmbyer çoi stuhia Ciaran edhe në skajin jugperëndimor të Britanisë së Madhe. Shërbimi kombëtar anglez i motit paralajmëroi për rrezikun e përmbytjeve dhe i bëri thirrje njerëzve të marrin masa paraprake.
Advertisements
Linja ajrore holandeze KLM ka anuluar ndërkohë një sërë fluturimesh, duke përmendur erërat e forta dhe ndryshimin e beftë të kushteve meteorologjike.