Pesë persona janë arrestuar këtë të shtunë nga Policia të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Advertisements
Blutë bëjnë me dije se të arrestuarit akuzohen për dhunë në familje, përndjekje, dhe përfshirje në konflikt.
Advertisements
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
– F. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
Advertisements
– R. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Babrru, në autobusin e linjës Insitut-Paskuqan-Tiranë, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shoferin e autobusit si dhe është konfliktuar me dy shtetas të tjerë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
– K. R., 18 vjeç, banues në Tufinë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, pa dëshirën e saj, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
– A. Ll., 37 vjeç, banues në Rubik, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëjetuesen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.