Detaje nga arrestimi i Marklen Hakës, si mori fund arratia e Niklës që i ka shpëtuar disa atentateve

by editor

Gazetari Igli Celmeta në një lidhje direkte për një emision televiziv ka dhënë detaje nga arrestimi i Marklen Hakës në Nikël të Fushë Krujës.

Celmeta tha se Haka prej kohësh qëndronte në Dubai, por se së fundmi kishte ardhur në Nikël. Sipas gazetarit, Haka është arrestuar në një operacion sekret, pasi policia kishte informacione se ai kishte ardhur në zonën e Niklës.

Advertisements

Igli Celmeta: Policia arrestoi Marklen Hakën, të shpallur në kërkim nga SPAK, pasi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe armëmbajtje pa leje. Haka ka qenë objektiv i disa atentateve, ku në një atentat u vra halla e tij.

Marklen Haka ka qenë më parë i arrestuar për vrasje, por se u lirua për mungesë provash. Ai ishte pjesë e bandës së Niklës. Dyshohet se prej kohësh fshihej në Dubai, por se së fundmi policia kishte informacione se fshihej në Nikël, ku u prangos pas operacionit sekret.

Advertisements

You may also like