Detaje të rënda për të miturën në Korçë, u abuzua prej 4 vitesh që kur ishte 12 vjeçe

by editor

Detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Korçë, ku një burrë ka abuzuar seksualisht duke kryer marrëdhënie intime me një vajzë që sot është 16 vjeçe.

Advertisements

Hetimi që po kryhet nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq dhe të Korçës, nxjerr detaje rrëqethëse për të miturën.

Advertisements

Vajza ka denoncuar në komisariat se abuzohej që kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe, nga viti 2020.

Historia zë fill katër vjet më parë, kur i dyshuari, E. Sh., 43 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, shkonte çdo ditë në fshatin Sheqeras ku kishte një punishte të vogël saldimi.

Advertisements

Atje jetonte edhe vajza e vogël. Duket se i dyshuari e ka joshur vajzën dhe ka arritur ta mashtrojë duke kryer marrëdhënie seksuale me të.

Kjo histori ka vazhduar për katër vite rresht derisa ditët e fundit u zbulua dhe vajza deponoi në polici.

Burri që tashmë është shpallur në kërkim, është i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Veprimet procedurale me të miturën, janë kryer në prezencën e psikologut, prindit dhe përfaqësuesit ligjor.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. /noa.al

You may also like