Dhunimi i 3-vjeçares nga edukatorja, policia nis kontrollet në kopshte, zbulohen 37 pa licencë

by editor

Pas rastit tronditës, policia e Tiranës nisi kontrolle në kopshtet e kryeqytetit, nga të cilat 37 janë konstatuar pa licencë

Advertisements

Prindërit janë vënë në alarm në lidhje me sigurinë në kopshte pas zbulimit të skandalit të dhunës ndaj një 3-vjeçareje në një nga kopshtet private të Tiranës.

Advertisements

Pas rastit tronditës, policia e Tiranës nisi kontrolle në kopshtet e kryeqytetit, nga të cilat 37 janë konstatuar pa licencë. Mësohet se këto kopshte dhe shkeljet e tyre janë referuar në Prokurorinë e Tiranës nga ana e Policisë së Shtetit.

Referimi në prokurori është bërë për veprën penale të mospagimit të taksave. Mësohet se, në Durrës janë gjetur 4 kopshte në shkelje të ligjit. Ndërsa në Gjirokastër ka 1 kopsht pa license.

Advertisements

You may also like