Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të tij ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat
malore përgjatë shtrirjes lindore si edhe zona të izoluara në qendër të territorit. Pas mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në të gjithë territorin e vendit, por nuk do të ketë reshje.
Advertisements
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Advertisements