“Dikush i ka rikthyer”- Misteri me vdekjen e 2-vjeçarit Emile, eshtrat e vogëlushit gjenden 9 muaj pas zhdukjes 90 metra larg shtëpisë së gjyshërve të tij

by editor

Janë gjetur eshtrat e vogëlushit Emile, i cili u zhduk rreth 9 muaj më parë pasi shkoi për pushime tek gjyshërit e tij në Vernet të Francës.

Advertisements

Gjetjet u zbuluan në një distancë prej 90 metrash nga shtëpia e gjyshërve.

Advertisements

Sipas kryebashkiakut François Balic, i cili foli për Le Figaro, zona ku u gjetën eshtrat e 2-vjeçarit ishin kontrolluar më parë nga policia.

“Nuk ka mundësi që ndonjë kafshë të ketë sjellë mbetje njerëzore në fshat. Kjo na çon në skenarin që dikush i ktheu eshtrat e Emili kohët e fundit”, tha ai.

Në vendngjarje janë gjetur kocat dhe kafka e Emili.

“Ky lajm tronditës është ai që kishim frikë. Tani është koha për të vajtuar, për të lutur”, thanë prindërit e Emilit të vogël përmes avokatit të tyre, të cilët apeluan që të respektohen momentet private të familjes.

Kur u zhduk më 8 korrik, Emile sapo kishte mbërritur për pushimet verore në shtëpinë e gjyshërve nga nëna e tij.

Dy fqinjë pretenduan se e kishin parë në rrugën kryesore në fshatin Haute-Vernet, por me rrëfime kontradiktore.

Emili u pa për herë të fundit me gjyshin e tij

Që atëherë, fati i tij mbeti mister ku hetuesit nuk përjashtuan mundësinë e rrëmbimit dhe vrasjes.

Një dëshmitar okular tha se ai pa gjyshin e tij, një fizioterapist osteopatik, duke prerë dru jashtë shtëpisë së tij rreth kohës kur fëmija dyshohet se u zhduk

You may also like