Një përfaqësues i kompanisë Tik-Tok pritet të mbërrijë këto ditë në Shqipëri, ku do të ketë një takim me ministrin Balla, për të gjetur një zgjidhje për të frenuar, dhunën, shantazhet, dhe kërcënimet në këtë rrjet social.
Advertisements
Lajmi bëhet me dije nga gazetari Igli Çelmeta në një intervistë televizive.
Advertisements
“Nga informacionet që unë kam një përfaqësues i kompanisë së TikTok-ut këto ditë do vijë në vendin tonë dhe do takojë ministrin e Brendshëm Taulant Balla, për të gjetur një zgjidhje. Por mendoj se është e vështirë sepse s’mund ta kontrollosh dot TikTok-un. Nuk e kontrollon dot sepse aty nuk regjistrohesh me kartë identiteti dhe pasaportë, ti aty mund të hapësh një llogari me adresë false. Nga ajo që shoh në TikTok aty është një lemeri e vërtetë. Aty çfarë nuk ka! Sheh edhe duke pirë kokainë live, duke u ofenduar, duke kërcënuar njëri-tjetrin, sidomos të rinjtë. Një ditë më parë pashë një gjyshe që mësonte nipin 8-9 vjeç që e mësonte të fliste fjalë të pista”, tha gazetari Çelmeta.