“Do të publikoj videot”, si e kërcënonte shqiptari italianen para se ta masakronte

by editor

Një ngjarje e rëndë tronditi Italinë ditën e djeshme ku një shqiptar i Kosovës ka masakruar me thikë një 27-vjeçare. Bujar Fandaj, shqiptari i arrestuar për vrasjen e Vanessa Ballan, në zonën e Trevisos, nuk e pranonte përfundimin e një lidhjeje të shkrutër me viktimën.

Advertisements

Sipas asaj që mediat vendase shkruajnë 27-vjeçarja është kërcënuar për gati një vit nga Bujar Fandaj. 41-vjeçari nuk pranonte ndarjen me të rëne dhe e kërcononte atë duke i thënë: Nëse nuk kthehesh me mua do të vras! Nëse nuk kthehesh do t’i tregoj burrit tënd videot që kemi bërë bashkë!

Advertisements

Këto fraza u bënë publike nga vetë bashkëshorti i Vanessës gjatë deklaratës së tij në polici. Thuhet se viktima kishte pasur një lidhje për gati një vit me Fandajn, të cilës vendosi t’i jepte fund dhe në muajin tetor ajo e denoncoi atë për kërcënime dhe përndjekje. Një ankesë që rezulton e padobishme deri në epilogun tragjik.

You may also like