Dosjet e përgjimeve të “Sky ECC” drejt përfundimit, mijëra mesazhe me të dhëna “përvëluese” fundosin drejtorë e zyrtarë të lartë

by editor

Ditët në vijim pritet të jenë të nxehta për Policinë e Shtetit. Burime të gazetës “SOT” bëjnë me dije se drejtësia e re në vendin tonë pritet të godasë pushtetarët e inkriminuar. Mësohet se policë apo drejtues të lidhur me grupet kriminale kanë rënë në “rrjetën” e SPAK pasi iu ka dalë emri tek mijëra mesazhet e zbardhura nga aplikacioni “Sky ECC” nga viti 2019 deri në vitin 2022. Prokurorët specialë janë drejt fundit të hetimeve dhe kanë zbuluar se drejtues dhe ish-drejtues të Policisë së Shtetit kanë bashkëpunuar me kriminelë. Të dhënat e deritanishme tregojnë qartë korrupsionin e kupolës së Policisë së Shtetit dhe faktin se si drejtues të kësaj strukture dekonspirojnë operacione për kapjen e eksponentëve të krimit. Dhe ky është me siguri momenti kur do të shohim që nuk goditet thjesht dhe vetëm ai polici që merr 1 mijë lek ryshfet, por kupola drejtuese që marrin mijëra euro në fund të muajit nga bota e krimit në mënyrë që ata të mos kenë shqetësime me ligjin. Janë ata drejtues që i kanë emrat në listëpagesën e grupeve kriminale, që mbi apo nën zë janë akuzuar dhe herë të tjera për lidhje me bandat, që kanë kapur majat e piramidës drejtuese brenda policisë për të abuzuar me pushtetin dhe forcën që u jep ligji me qëllimin për t’u shërbyer qytetarëve shqiptarë.

Advertisements

Por, si rrodhi gjithçka nga thyerja e një kodi në “Sky ECC”?

Zbërthimi i aplikacionit “Sky ECC” u pasua nga një numër i madh operacionesh në verën e vitit 2022 duke arrestuar dhjetëra anëtarë të grupeve kriminale, ndërsa u kapën edhe sasi të mëdha droge dhe armësh. Pas thyerjes së kodit të këtij aplikacioni, policia ishte në gjendje të lexonte mesazhet e koduara të dërguara nga trafikantët e dyshuar të drogës për disa vite. Sky ECC ishte një aplikacion i sigurt mesazhesh dikur i vlerësuar nga baronët e krimit të drogës. Por, pasi u godit nga hetuesit në vitin 2021, ajo ka njohur vetëm rënie. Policia nga Belgjika, Franca dhe Holanda tani po shqyrton një gamë të madhe mesazhesh të dërguara brenda bandave të fshehta të kontrabandës së drogës dhe ata kanë filluar të arrestojnë personat e inkriminuar. Sipas Sky ECC, produkti i tyre është ndërtuar mbi parimet e sigurisë zero të besimit, i cili e konsideron çdo kërkesë si shkelje dhe e verifikon atë duke përdorur shtresa sigurie për të mbrojtur informacionin e ndjeshëm. Sky ECC kodon komunikimet përmes tuneleve private nëpërmjet rrjeteve të shpërndara dhe nivelit më të lartë të kriptimit.

Advertisements

Encrochat

Gjithçka lidhur me çkodimin e “Sky ECC” nisi pas zbërthimit të aplikacionit tjetër “Encrochat”, i cili u ofronte kriminelëve komunikime të gjoja të sigurta të koduara. Agjencia evropiane e policisë Europol zbuloi se rrëzimi i kësaj kompanie të nëndheshme çoi në më shumë se 6 mijë e 500 arrestime dhe 900 milionë euro në asete të sekuestruara. Sistemi kishte rreth 60 mijë përdorues kur u mbyll papritur në qershor 2020, dhe Europol zbuloi muajin pasardhës se zyrtarët e zbatimit të ligjit kishin përgjuar komunikimet e përdoruesve për muaj të tërë. Encro Chat është një kompani e telefonisë celulare që synon të sigurojë celularë të modifikuar të cilëve u janë hequr mikrofonat, kamerat dhe sistemet GPS. Më pas pajisjet kanë të instaluar një sistem operativ të posaçëm dhe softuer mesazhesh, i cili dërgon dhe merr mesazhe të koduara. Disa janë në gjendje të komunikojnë vetëm me telefona të tjerë në rrjet dhe kanë mundësinë që të futet një kod i cili me fshirjen e bisedave të koduara. Me dhjetëra agjentë nga e gjithë bota po punojnë me mesazhet e gjetura në aplikacionin “Sky ECC” dhe pritet që ditët në vijim do të ketë zhvillime në frontin e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit nga SPAK.

You may also like