Dy adoleshente, njëri prej të cilëve me origjinë shqiptare kanë vjedhur një supermarket në Selanik të Greqisë.
Advertisements
Sipas mediave helene, në pranga është vënë 14 vjeçari, ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori shqiptar 16 vjeç.
Advertisements
Gjithçka ka ndodhur në orën 08:21 të mëngjesit, kur dy të miturit, të veshur me rroba të zeza, me kapuç në kokë, por me tiparet e fytyrës të zbuluara dhe pa doreza, kanë hyrë në dyqanin Evosmos dhe i afrohen punonjësit në kasë.
16-vjeçari zhvendoset në pjesën e pasme të dyqanit dhe fut dorën brenda xhaketës, me sa duket për ta bërë punëtorin të mendojë se ai mban një armë.
Advertisements
Dy të miturit pasi arritën të merrnin gjithsej 1300 euro, u larguan me vrap. Policia ka arritur t’i identifikojë dhe të vërë në pranga 14-vjeçarin, ndërsa bashkëpunëtori i tij 16-vjeçar, me origjinë shqiptare është në kërkim.