‘E kishte fshehur në pjesët int*me’/ I përfshirë në shitjet e lëndëve narkotike, bie në pranga i riu shqiptar në Itali

by editor

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ishte emigrant i paligjshëm dhe dyshohet se ishte i përfshirë në shitjet e lëndëve narkotike. Mediat italiane shkruajnë se gjatë kontrollit fizik edhe 65,5 gramë kokainë, gati për shitje me rastin edhe të festës së këtij rajoni, e njohur si “Festa e 15 Gushtit”, por edhe fluksit të fundjavës nga vizitorët.

Advertisements

I riu shqiptar po qëndronte prej një muaji në një hotel, në zonën pranë hekurudhës së qytetit. Ai u pa teksa qarkullonte në rrugë dhe kryente lëvizje të çuditshme, kurse nga verifikimet pas ndalimit rezultoi se kishte edhe precedentë penalë të mëparshëm, krime të ngjashme në fushën e narkotikëve, në provincën e afërt të Riminit. Agjentët e kanë ndjekur dhe ndërhynë vetëm në momentin kur i riu jo rezident po kthehej për në hotel.

Advertisements

Në kontrollin e parë fizik, oficerët zbuluan 60 gramë kokainë të pastër të fshehur në pjesët intime të të riut të dyshuar, duke siguruar provën e parë dhe bazuar dyshimet e arsyeshme që kishin. Kontrolli u shtri më tej në dhomën e hotelit që po qëndronte, ku u gjetën prova të tjera. Konkretisht 6 doza me peshë 5,5 gramë dhe shuma prej 540 euro, gati për shitje.

You may also like