E quajti mashtruese/ Shoqja e Ledjonës përgënjeshtron ish-bashkëshortin e gazetares

by editor

Gazetarja Ledjona Xheladinaj, e cila është pjesë e “Big Brother VIP”, tha se me ish-partnerin ka marrëdhënie shumë të mira ndonëse marrëdhënia e tyre ka përfunduar prej kohësh.

Advertisements

Pas deklaratës së saj reagoi ish-partneri, i cili e quajti Ledjonën mashtruese, duke shkaktuar konfuzion tek qytetarët.

Advertisements

Por mikja dhe kolegia e gazetares, Jonida Mukaj, ka hedhur më shumë dritë mbi raportin e dyshes, duke përgënjeshtruar ish-partnerin e Ledjonës.

Ajo tregoi në një dalje për mediat se marrëdhënia midis tyre ka përfunduar para më shumë se 10 vitesh, ndërsa mohoi9 që mikja e saj të ketë ndaluar vajzën të takojë të atin.

Advertisements

“Ky është i ati i vajzës së Ledionës. Kjo është një histori dhe marrëdhënie e përfunduar më shumë se 10 vite më parë, sot vajza është 12 vjeçe. Jam e shqetësuar nga statusi, nga e gjithë arroganca dhe e pavërteta që ka shkruar personi aty. Nuk është asgjë e vërtetë aty. Familjarët e Ledionës kanë kontaktuar dje. Familjarët e zotërisë që ka komentuar gëzojnë shumë respekt për Ledjonën.

Vajza ikën tek familja e ish-bashkëshortit të Ledionës sa herë që kanë festë e gëzim. Fakti që ai zotëri ka krijuar një jetë tjetër, është apo jo zonja në fjalë që as nuk e njohim se kush është, që e pengon ndoshta për iu afruar së bijës apo është vajza ajo që refuzon nuk është në përgjegjësinë e Ledionës”, tha Jonida Mukaj.

You may also like